Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me vendimin për rritjen e pagave të ligjvënësve shqiptarë, ku në një intervistë për ‘News24’ tha se këta të fundit nuk mund të konsiderohen si ‘nëna e të gjithë të zezave’  pasi ka dhe njerëz që jetojnë me dinjitet.

agron-gjekmarkaj-770x422-1

Gjekmarkaj tha se rroga e deputetit është e pamjaftueshme për të jetuar dhe e detyron këtë të fundit të negociojë dhe për punë të tjera.

“Personalisht për zgjedhjet që kam bërë më herët, mund të isha bërë biznesmen, nuk e kam bërë por kam preferuar të jem pedagog dhe të jetoj me rrogën time. Por në parlament një rrogë për kohën ku ne jetojmë është e pamjaftueshme duke e ditur se sa takime ka deputeti, në fund ka edhe ai familje si të tjetër. Deputeti duhet të jetë i ndershëm edhe me veten edhe me të tjerët. Unë dua të gënjej as shqiptarët, as shoqërinë por as veten. Krijohet kompleks sepse deputetët kanë pranuar të jenë pjesë e lojës së lidershipit dhe deputeti është ai që sakrifikon negativisht interesat e popullit. Një situatë hipokrite dhe paradoksale. E detyron deputetin të negociojë për punë të tjera. Ka deputetë që merren me biznes dhe mbase nuk e ndjejnë, por ka të tjerë që jetojnë vetëm me ato të ardhura. Pra deputeti me rrogën që merr jeton në mënyrë modeste.

Nëse thua që me atë rrogë, bën takime elektorale mban edhe familjen i bie që të gënjesh. Deputeti nuk duhet të konsiderohet nëna e të gjitha të zezave, ka edhe nga ata që abuzojnë me komunitetin, por flas për ata që përfaqësoj dhe unë jam një njeri që jetoj me dinjitet. Të gjithë deputetët më kanë përgëzuar për qëndrimet që kam mbajtur, nuk është kompleks të kërkosh një gjë transparencë. Përderisa ka një rritje të përgjithshme rrogash dhe nuk ka kuptim që një shef sektori apo një drejtor në bashki të marrë më shumë se një deputet. 30 mijë lek është dieta e një deputeti vetëm për hotelin”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re