Deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu ka komentuar akuzat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit kompleksit Partizani.

Deliu, ndonëse i rezervuar shprehet optimist për drejtësinë e re, si dhe shton se tanimë nën akuzë është një një ish-kryeministër, i cili duhet të vërtetojë të kundërtën.

Sipas tij, “duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore.”

Deputeti socialist gjithashtu shton se nuk ka informacion se nëse është bërë një kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit.

“Ky është një proces gjyqësor. Ne duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore. Ka ardhur momenti që është pak t’u përgëzuar drejtësia shqiptare pasi kemi në akuzë një ish-kryeministër, i cili duhet të vërtetojë të kundërtën. Ne kemi plot njerëz të thjeshtë që dalin para drejtësisë të cilët më pas shpallen fajtor ose të pafajshëm.

Nuk mund të bësh një dosje voluminoze për 24 orë. Nuk besoj se ka lidhje me sulmin politik. Po shohim që drejtësia dhe SPAK po funksionon për të luftuar korrupsionin dhe krimin në nivele të larta. Ai që është i pastër nuk ka pse të ketë frikë.

Kuvendi ka një procedurë që ndaj deputetet nuk ushtrohet liria në asnjë rrethanë. Ndalohet arrestimi dhe masa arrest shtëpie, vetëm  kur nuk kapet në flagrancë. Në rastin e Berishës deri më tani nuk ka informacion nëse është bërë kërkesa në Kuvend për heqjen e imunitetit.”, u shpreh deputeti socialist për News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re