Kryeministri Edi Rama ka folur për ndërtimin e hekurdhës Kuqezi, atë Durrës-Prishtinë, duke thënë se ndërtimi i saj nuk ka lidhje me zgjedhjet.

I pyetur në rubrikën “Sy m’sy” sesa d o të kushtojë, Rama tha se kjo do të përcaktohet pasi të bëhet ekspertiza ndërkombëtare e nivelit të lartë dhe më pas të miratonet nga Fondi Europian i Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Na kantieret e korridorit të tetë, disa reagime lidhur me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me fazën e re kur konsulentët austriakë kanë përcaktuar opsionin kalimit nga Shkodra, përmes Gjakovës në Prishtinë, si më të mirin prandaj ekipi ynë i përbashkët e ka parë të udhës mbylljen e kësaj faze.

Sa do të kushtojë do ta nxjerrë projekti i detajuar i cili do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare e nivelit të lartë dhe do të miratohet nga Fondi Europian i Investimeve të PB. Pa lekë hekurudha nuk bëhet dot dhe a do të mbarojnë apo jo këto projekti, këtë nuk e kanë në dorë ata që shajnë dhe tallen nga kafenetë e Tiranës dhe Prishtinës, por ata që punojnë në llogoron e të ardhmes”, tha Rama.

Ndër të tjera foli për programin e hekurudhave duke thënë se në fillim të dekadës tjetër do të jenë të gjitha në punë.

“Programi i hekurudhave është një pako e re dhe tërësore që i ka ardhur koha tanimë dhe që është hapur Tiranë-Rinas-Durrës dhe puna po shkon drejt përfundimit. Vonesat e fillimit të punimeve kanë qenë të lidhura me pozicionin e dobët të Shqipërisë, kur ende nuk na merrnin shumë seriozisht as BE dhe as bankat europiane të zhvillimit. Sot është një histori tjetër, prandaj jemi në procese të avancuara.

Të gjitha nisin me radhë, por jo më vonë se në 2030. Në fillimin e dekadës tjetër do të jenë të gjitha në punë.

Ne e kemi treguar që 3D-të tona janë thjesht hallka e parafundit e realizimit të një ëndrre dhe kthimit të saj në realitet.

Shqipëria 2030 po merr formë dita ditë, me shumë ëndrra, punë dhe durim”, tha Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko