Skip to content

Nuk ka liri për Ilir Metën, GJKKO i rrëzon kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta, për shuarjen e masës së sigurisë.

Prej një viti, ish presidenti Meta , mbahet në paraburgim, pas arrestimit nga SPAK si i dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Organi i akuzës, mbylli hetimet, për Ilir Metën bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të lidhur me ta, më 28 korrik të këtij viti, për tre cështje, atë të aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Sipas SPAK, Monika Kryemadhi ashtu si Ilir Meta dyshohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Coku akuzohen për pastrim parash.