Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-gjyqtaren e Krujës, e cila u pezullua nga detyra pasi kishte firmosur vendime për lirimin e të dënuarve përjetë.
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha mësohet se ka kërkuar lirinë “se duhet të kujdesem për fëmijët”.
ARRESTIMI
Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit) .
Sipas ILD, gjyqtarja e Krujës kishte dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.