Kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën, por një dialog politik në Kuvend për të rikthyer jetën parlamentare.

Pas mbledhjes së Grupit të PD, Bardhi tha se normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i opozitës.

Bardhi theksoi se shumica e grupit të deputetëve kanë rënë dakord për qëndrimet që janë mbajtur një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, ku me PS është rënë dakord për tre çështje kryesore.

Deputeti i PD komentoi edhe reagimin e Ramës, i cili tha se “PS eshte tre hapa para”! “Sa për hapat e ftoj të numërojë hapat, do shkojë nga 3 në 2 në 1 dhe pastaj ai do  shkojë në 3 hapa pas”, tha Bardhi,

“Pas mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve sot kam informuar grupin për atë që është rënë dakord për përmbushjen e tre shqetësimeve të opozitës dhe grupi ka mbështetur qëndrimin që përfaqësuesit e vet duke nisur nga kryetari i grupit dhe secili prej anëtarëve ka mbajtur në konferencën e kryetarëve.

Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni, por sigurisht pa u nënshtruar apo pa tejkaluar nevojën që ka Shqipëria për respektimin e kushtetues.

Ne kemi rënë dakord në parim, është duke u punuar për të finalizuar këtë dakordësi. Ajo dakordësi të përkthehet në vendimmarrje të Kuvendit. Jemi duke punuar për tre çështjet që ramë dakord dhe PD i qëndron dakordësisë.

Secili është i lirë të shprehë mendimin, Salianji ka shprehur mendimin e tij, nuk kam koment. Grupi i PD ndoshta ndonjë zë kundër, por pjesa më  e madhe ka mbështetur qëndrimin.

Nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën, ka një dialog në konferencën e kryetrarëve për ti dhënë zgjidhje situatës në Kuvend.

Ka një dialog politik normal që palët të gjejnë zgjidhje. Në këtë rast ka gjetur një dakordesi mes palëve

Sa për hapat e ftoj të numërojë hapat, do shkojë nga 3 në 2 në 1 dhe pastaj ai do  shkojë në 3 hapa pas”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re