Takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore përfundoi pa marrëveshje.

Palët nuk arritën dot një konsensus mes tyre, edhe pse ishin zotuar, megjithë presionin madh nga faktori ndërkombëtar që ta finalizonin më 31 maj. 20

“PS nuk ishte ende e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, dhe nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet”, tha përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylybashi.

Por përfaqësuesi i opozitës, duke falënderuar faktorin ndërkombëtar, shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar negociatat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re