Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti thotë se partia ku ai bën pjesë është një parti fisnike që ka prodhuar modelin e njeriut zotni.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në këtë gjendje sepse është e mbushur me xhepista dhe maskarnje, ndërsa theksoi se kjo shoqëri do të vdesë nëse nuk krijon modelin e njeriut të mirë.

Shqipëria dhe partitë tha Alizoti janë të mbushura me servilë, ndërsa njerëzit e sakrificës nuk vlerësohen.

“E vërteta gjithmonë  ka kosto, e vërteta kërkon burra, kërkon qëndrestarë. Kjo është një parti që duhet të jetë krenare për historinë e saj.

Kjo është një parti fisnike, kjo është një parti që ka prodhuar një model të njeriut zotni. E dini pse Shqipëria është në këtë gjendje sot? Sepse nuk kamë zotilerë, por ka xhepista, ka hajdutër dhe maskarenj.

E keni parë që nuk ka mbetur drejtor pa hyrë në burg? Gjysma e qeverisë ka grabitur, qytetarët nuk kanë bukë të hanë, ndërsa qeveria vjedh. Gjysma e qeverisë është në burg për vjedhje.

Nëse kjo shoqëri nuk ndërton modelin e njeriut të mirë, njeriut të ndershëm kjo shoqëri do shkojë drejt vdekjes. Edhe partia ku bëjmë pjesë, se duhet të themi dy fjalë për partinë, kritika është më e vërteta. Shqipëria dhe partitë janë të mbushur me servilë dhe njeriu që ka sakrifikuar nuk ka marrë asgjë”, tha Alizoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re