Nuk ka më dyshime, zërat e shumtë që qarkullonin prej kohës tashmë janë bërë realitet.

Legjenda e boksit, Mike Tyson, kthehet në ring. Ish-kampioni absolut i peshave të rënda do të sfidojë Roy Jones Jr në një duel ekzibicioni me tetë raunde më 12 shtator.

“Iron Mike” e la të kuptohej pak muaj më parë se po përgatiste kthimin e madh, me anë të një video të shkurtër që u postua në profilin e tij në Instagram, ku shfaqej duke u stërvitur intensivisht nga trajneri i tij.

Në fund të videos, Tyson iu drejtua kameras dhe shpalos objektivin: “U ktheva!” Takimi i tij i fundit në boksin profesionist, daton 15 vite më parë, pra që në 2005-n.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re