Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, ka zbuluar se seanca gjyqësore e radhës për çështjen e Butrintit do të mbahet më 21 mars, ora 10:00 dhe se do të jetë vetëm për raportin e UNESCO-s.

Zhupa tha se nga Gjykata Kushtetuese pret që të bëjë detyrën e saj. Nëse nuk arrin të ruajë interesin publik, tha ajo, nuk ka më për të Gjykatë Kushtetuese.

“Me kërkesën që i drejtuan GJK, e pranuan, kanë administruar raportin e UNESCO. Po e them ekskluzivisht këtu në studion tuaj se seanca e radhës për Butrintin do të jetë më 21 mars, në orën 10:00 që do të jetë seancë vetëm për raportin e UNESCO.

Publiku nëpërmjet Amerikës është njohur se raporti i UNESCO ishte kundër Adf, kundër marrëveshjes së koncesionit dhe u fsheh. E dinin që duke dalë raporti i UNESCO nuk kishin asnjë justifikim.

Nga GJK nuk pres asgjë më shumë që të bëjë detyrën e saj. Nëse nuk arrin për një çështje të tillë, identitete dhe historike, jo politike, të ruajë interesin publik dhe kushtetutshmërinë, për mua GJK nuk ka më. Sot GJK e ka të gjithë materialin për të parë 18 shkelje, me materiale të evidentuara dhe të sakta. Nuk besoj se nuk ka ndonjë rrugëdalje për të shmangur vendosjen e kushtetutshmërisë”, tha Zhupa.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re