Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i ftuar në ‘Panorama TV’ ka folur në lidhje me aksionin e opozitar, ku është shprehur se aksioni opozitar do të vijojë deri në plotësimin e tri kërkesave.
“Aksioni do të vijojë derisa tre kërkesat e opozitës të plotësohen. 1-Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare. 2-Njohja e Gazment Bardhit si kreu i Grupit Parlamentar dhe 3-Ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Ne kemi bërë debate të forta në lidhje me hajdutërinë e qeverisë, por sot po cenohet shteti i së drejtës.
Nuk ka më ndarje mes parlamentit dhe qeverisë. Nuk vijnë më as në interpelanca as në debate, dhe kjo vjen edhe sepse ka një përçarjes mes opozitës.
Parlamenti është kthyer në një dhomë pa dritare të qeverisë. Parlamenti shihet si pjesë përbërëse e kabinetit qeveritar, dhe ne deputetët punonjës që na heqin ditën e punës“, tha Korreshi.
Deputeti demokrat foli dhe për projektbuxhetin e 2024, ku tha se rritja e parashikuar për pensionistët është tallëse, ndërsa për arsimin tha se është në gradën e fundit.
“Nëse e quan rritje pensionesh me 8 mijë lekë të vjetra, që i bie 220 lekë të vjetra dita, i bie që nuk merr dot as çerek buke. Duhet të bësh tre ditë të pish kafe. Kjo është tallëse.
Arsimi është në gradën e fundit. Një shtet që nuk investon mbi arsimin është i destinuar të pjellë budallenj. Kam ushtruar profesionin e pedagogëve dhe më duket e çuditshme që nuk ka më studentë në edukatorë. Ne po prodhojmë mësues injorantë. Jemi në kushte dramatike”, tha ai.
