Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin që është marrë sot, e që lidhet pikërisht me tregtinë online.

Ibrahimaj tha se tashmë blerësit do të jenë më të mbrojtur, ndërkohë që do të ngrihet dhe një task forcë për të identifikuar të gjitha bizneset që bëjnë tregti online, por që nuk janë subjekte biznesi, pasi nuk kanë ndonjë nipt të regjistruar.

“Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm për mbrotjen e konsumatorëve.

Ka pasur shumë zhvillime gjatë viteve të fundit në dixhitalizim, vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë online. Venidmi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit, me qëllim që kur ble një produkt të jesh i mbrojtur.

Ka të bëjë me të drejtën e konsumatorit që ta kthejë produktin brenda 14 ditëve nga blerja e tij. Qëllimi ynë kryesor është që blerjet të jenë të sigurta, ka pasur ndryshim dhe në ligjin e pagesave, ka një siguri më të lartë në sigurimin e pagesave. 

Ka një task forcë që është ngritur, në bashkëpunim dhe me autoritetin për tregtinë online, për të identifikuar subjektet që nuk janë të regjistruara. Me futjen e fiskalizimit të gjitha faturat duhet të jenë online, gjurmimi bëhet dhe përmes transaksioneve bankare“, u shpreh Ibrahimaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re