Gjykata Supreme e këtij vendi të Amerikës së Jugut anuloi faljen e Albert Fujimorit dhe urdhëroi që ai të arrestohej menjëherë.

Gjykata e Lartë peruiane anulloi një falje për ish-presidentin e Alberto Fujimori dhe urdhëroi që ai të arrestohej dhe të kthehej menjëherë në burg.

Ishte ish-pesidenti Pedro Pablo Kuczynski që dhjjetorin e kaluar urdhëroi lirimin e Fujimori-t 80-vjeçar, duke u nisur nga shëndeti i tij i rënduar.

Mjekët zbuluan se Fujimori po vuante nga një “sëmundje progresive, degjeneruese dhe e pashërueshme” dhe se jeta e tij ishte e rrezikuar në burg.

Por Gjykata Supreme në Peru, falja që i është dhënë Fujimor-it është e paligjshme.

Fujimori akuzohet për “krime kundër njerëzimit” gjatë viteve të presidencës së tij.

Gjykatësit urdhëruan që ai të arrestohej për të vuajtur 25 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e 25 njerëzve gjatë sundimit të tij dhjetëvjeçar, i cili u përfundua në vitin 2000.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re