Në Shqipëri është njohur si miku i kryeministrit Edi Rama ndërkohë që disa ditë më parë deklarata e tij se Bylysi është qytet i lashtë grek hapi polemika të mëdha në opinionin public.

Vittorio Sgarbi është nxjerrë zvarrë nga Parlamenti italian ndërsa shkak është bërë fjalori që ka përdorur.

Mediat vendase shkruajnë se Sgarbin përdori një fjalor fyes në drejtim të kolegëve, çka bëri që drejtuesja e seancës të kërkonte largimin e tij.

Ai nuk pranoi dhe kështu ndërhynë forcat e sigurisë duke e larguar me forcë e teksa tërhiqej zvarrë, mbante në duar disa letra dhe ulërinte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re