Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka komentuar tensionet në kampin e muxhadinëve në Manzë.

Në një intervistë në emisionin “Log.” në Panorama TV, Mediu tha se ne si shqiptarë nuk duhet të nxitohemi por nga ana tjetër duhet të përpiqemi të ruajmë elementët e sigurisë tonë kombëtare.

“Mos të harrojmë që ata kanë kryer aktivitet politik. Janë organizatë politike. Presidenca iraniane ka grumbulluar rreth vetes një aleancë politike. Nuk është një gjë që ka ndodhur në mënyrë të rastësishme. Ka të bëjë me politikat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mendoj se kush është raporti që ndërtojmë ne si shqiptarë. Me atë gjestin që ne bëmë me iranianët duke i marrë në Shqipëri krijuam përshtypjen e një aleati që mbështet iniciativat amerikane.

Pozicioni është marrë nga vetë politika amerikane. Ne si shqiptarë nuk duhet të nxitojmë dhe duhet të përpiqemi të ruajmë imazhin dhe të analizojmë thellë elementë e sigurisë tonë kombëtare. Çështjet e sigurisë nuk janë atribut i ekzekutivit. Kam ngritur nevojën për të pasur një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare. Duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Qeveria nuk duhet të imponojë forcë dhe të bëjë veprime të tilla në dëm të imazhit të vendit tonë”, tha Mediu.

“Do ishte katastrofë për Shqipërinë. Berisha ka kërkuar të hiqen nga lista e organizatave terroriste. Rikthimin në listën e terroristëve do të bënte që ne të kishim në Shqipëri një organizatë terroriste. Nuk mundet të kemi 3 mijë veta që jetojnë në Shqipëri dhe t’i trajtojmë si të duam”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re