Ndryshimi i sistemit zgjedhor duket ende i largët. Kjo të paktën për përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili drejton negociatat me opozitën sa i përket reformës zgjedhore.

Kjo kuptohet dhe për faktin se socialistët dhe demokratët kanë vendosur që të bien dakord se një ndër emrat e propozuara në lista të jetë kandidate femër për deputet dhe anëtarë këshilli. Kjo nuk në mënyrë automatike rrëzon kërkesën për listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit.

“Mund të jetë një çështje e hapur. Ne nuk fshihemi në qëndrimet tona, për hir të konsensusit jemi të hapur të diskutojmë edhe për një tjetër sistem zgjedhor. Deri më tani PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezën e reformës Zgjedhore. Ne kemi qenë me parimin qe sistemi të mos preket për momentin”, tha Gjiknuri për ABC News.

Gjithashtu socalisti u shpreh se teknologjia ka dështuar në procese më të lehta dhe se zgjedhjet nuk mund të jenë peng i teknologjisë, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kundërshtim nga mazhoranca nëse teknologjia nuk pengon zgjedhjet: “Asnjë njeri nuk ka hequr dorë nga afati i 31 majit. Kam thënë që deri në 31 maj kemi mundësi të gjejmë marrëveshjet politike më njeri-tjetrin. Më pas jam shprehur se zbardhja e marrëveshje politike të arritura mund të marrë disa ditë dhe është nuk është problem nëse merr disa ditë më shumë. 31 është një datë shumë e rëndësishme. Por çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë dhe nuk mund të realizohet brenda 31 majit. Palët që në fillim kanë rënë dakord që çështja e sistemit meqenëse prek Kushtetutën do të kërkojë një konsultë shumë më të gjerë dhe nuk besoj që brenda 31 majit të mund të adresonim ribërjen e sistemit zgjedhor”, theksoi Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re