Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme ka hedhur poshtë të gjitha thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor në BE.

Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet“, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni.

Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve, apo jo, tha ajo.

Në samitin e sotëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor u tha po ashtu se nuk ka një afat të përcaktuar për pranimin në BE dhe se liderët e Uninonit janë angazhuar në rajon në mënyrë që të mbahet një konferencë ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re