Ndryshe nga vendimi për bashkinë e Rrogozhinës, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.

Në një seancë tjetër të enjten Kolegji vendosi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KAS.

Në rezultatet e Belshit ishte 48 vota diferencës mes kandidatit fitues të PS-së dhe atij të BF-së dhe kutia e votimit në burg kishte vetëm 29 vota në total.

Me herët Kolegji njoftoi se ka vendosur, “shfuqizimin e vendimit të KAS” dhe “shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re