Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) zhvilloi sot një seancë për shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike,  e cila kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit.

Pas shqyrtimit KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së.

Sipas KAS lidhur me kërkesën e PD, nuk ka prova të mjaftueshme për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në qarkun e Kukësit.

Kujtojmë se më 24 Maj Partia Demokratike  dorëzoi  zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun e Kukësit, duke kërkuar përsëritjen e tyre.

Në dokumentin e dorëzuar, PD renditi një sërë shkeljesh që, sipas saj, cënuan rëndë procesin zgjedhor në këtë qark. Ndër më kryesoret, PD përmend përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës në funksion të një partie politike, shitblerjen e votës dhe parregullsitë me votën e emigrantëve.

Sipas Partisë Demokratike, këto shkelje e kanë deformuar vullnetin e votuesve dhe e bëjnë të domosdoshme përsëritjen e procesit zgjedhor në Kukës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko