Jeta ka të bëjë me të mësuarit.

Ka gjëra të mëdha – si të mësosh se si të ecësh ose të mësosh se si të duash veten – dhe më pas ka gjëra të vogla, si të mësosh vlerën e dhembshurisë.

Por sa prej nesh mësojnë t’i vlerësojnë gjërat e thjeshta të jetës?

Ndonjëherë, ne përfshihemi aq shumë në jetën tonë të përditshme, saqë harrojmë të vlerësojmë veten dhe të tjerët për atë që jemi. Pikërisht këtu hyn urtësia e këtyre thënieve që kemi zgjedhur për sot.

Nuk ka provë më të madhe për njeriu sesa sjellja e tij kur e kupton që e ka gabim.

Ti nuk do mund ta shohësh kurrë fytyrën tënde pa dashur veten fillimisht.

Shpresoja që të ishe personi që mendoje se ishe.

Nuk do të kërkoj kurrë falje pse mendoj ndryshe, ndjehem ndryshe dhe dua pa kushte.

Vizato një rreth rrotull vetes – ftoji njerëzit brenda ose mbaji ata jashtë. Ne jemi krijuesit e gjeometrisë sociale. Llogarite vëllimin tënd.

Muzika është mënyra se si ne flasim pa lëvizur buzët.

Ju jeni një revolucion. Jepini vetes kohë për të ndodhur.

Kur i lejon njerëzit të hyjnë dhe ata përfitojnë prej teje, është faji dhe përgjegjësia jote të mos bëhesh i hidhëruar, por të zgjedhësh njerëz më të mirë.

Çdo mëngjes kur zgjohem, i kujtoj vetes se nuk është fundi i botës. Merr frymë, ke shumë për të buzëqeshur.

Problemet fillojnë kur filloni të mendoni për atë që nuk keni.

Nëse nuk e ke humbur kurrë mendjen, nuk e ke ndjekur kurrë zemrën.

Mos vdis para se të kesh vdekur.

Qëllimi më thelbësor i të jetuarit nuk është të fryjmë trurin tonë me fakte, por të mbushim zemrat me dashuri.

Kur ëndrrat tuaja pikojnë në realitet, mirëpritini ato; sepse ato janë shenja të asaj që do të vijë ende.

Ju po rriteni në aq shumë mënyra që as nuk i kuptoni ende.

Duhet vetëm një grusht përvojash pozitive për të kuptuar se mund të bëni gjithçka që mendonit se nuk mundeni.

Kur nuk kam fat, fokusohem në faktin se jeta përbëhet nga momente të bukura dhe ato të këqijat janë vetëm ndërprerje mes tyre.

Qëndroji besnike paqes së mendjen tënde.

Ne i trajtojmë njerëzit ashtu si ndihemi me veten, kështu që nëse punojmë për ta dashur veten, marrëdhëniet tona me të tjerët në mënyrë organike ndihen më të përmbushura.

Ndonjëherë mësimet shfaqen në forma që më bëjnë pothuajse të sigurt se duhet t’i ndaj më shumë sesa t’i mbaj për vete.

Në njëfarë mënyre gjithçka që më ka mbetur është gjithmonë e mjaftueshme dhe për këtë, jam mirënjohëse.

Nëse do të ishim krijuar për të qëndruar në të njëjtin vend do të kishim rrënjë, e jo këmbë.

Synimi im është të krijoj atë lloj jetese prej të cilës nuk e kam të nevojshme të marr pushime.

Frika e bën ujkun më të madh se ç’është.

Ata njerëz që e mbrojnë emrin tënd kur ti nuk je e pranishme, janë njerëzit më të ndershëm e besnikë që ekzistojnë.

Ji e kujdesshme me gjërat që toleron, sepse kështu je duke i mësuar të tjerët sesi të të trajtojnë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re