Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri foli për disa nga çështjes ‘e nxehta’ politike dhe ‘përplasjet’ me opozitën.

Duke folur për herësin për subjektet elektorale, ai deklaroi se nëse ligji do të qëndrojë siç është aktualisht, listat sipas tij mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ka shfuqizuara konceptin e herësit, por sot që flasim herësi është zero. Nëse do të qëndrojë ligji kështu siç është, listat mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht. Nëse do të ketë diskutime mund të vendoset një herës tjetër, pa prekur hapjen e listave por që balancon atë që thotë dhe GJK, pragun e brendshme. Kjo nuk i pengon mbajtjen e zgjedhjeve dhe kështu siç është. A është kjo zgjidhja e duhur në kushtet e këtij sistemi? Nuk do ta them… Unë e kam thënë me kohë që do një mekanizëm balancues, sepse aty nuk konkurron vetëm individi, por edhe partia politike”, tha ai.

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri tha: Nëse ka vullnet politik, patjetër që është e mundur. Ne kemi lënë afat KQZ në këtë projekt tonin, që t’i regjistrojë kush ka interes të votojë, dhe më pas të ndiqen procedurat me votimin nëpërmjet postës. Mendoj se është një zgjidhje e balancuar dhe e bazuar në shumë praktika. Nëse nuk do të kemi prapë konsensusin për metodologjinë, fatkeqësisht diaspora nuk do të votojë ”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkohë për depolitizimin e komisioneve ai tha se kanë propozuar një grup personash që të trajnohen nga KQZ, dhe më pas të zgjidhen rastësisht
“Ne kemi propozuar një njerëz që trajnohen nga KQZ dhe zgjidhen në mënyrë rastësore dhe alokohen në qendra votimi brenda bashkive ku jetojnë“, tha ai.
Kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ai e cilëson si një lëvizje nga ana e tyre për t’u për të mbijetuar në kushtet e reja politike.
“Po pse duhet të ndryshohet? Nuk është se ka një konsensus mbarëkombëtar, apo është bërë një studim… është kërkesa e një partie që do të mbijetojë në kushtet e reja politike dhe do të hapë dhe të bëjë një sistem proporcional për t’u zgjedhur vetë. Kështu që nga kjo pikëpamje do një konsensus më të gjerë”, pohoi Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re