Sektori i turizmit pritet ta vuajë akoma më shumë mungesën e punonjësve në njësitë akomoduese apo të shërbimit. Shumë operatorë në Vlorë e kanë gjetur zgjidhjen tek punonjës të huaj, e megjithatë kostoja e lartë financiare që ka mbajtja e tyre, ka rikthyer vëmendjen tek vendasit, sidomos punësimi i grupmoshës 15 deri 18 vjeç.

 

Turoperatori

 

Eksperienca që ka patur më parë me punonjës nga Flipinet nuk ka rezultuar pozitive, cka ka bërë që mos të ketë dëshirë ta përsëritë prapë

 

Por përse sektori i turizmit që rezulton ndër më fitimprurësit, nuk arrin të joshë punonjësit as vendas dhe as të huajt?

 

Keti Dhimitri

 

kordinatore pranë qendrës rinore në Vlorë

 

“Puna në sektorin e turizmit na flet për një situatë dramatike për çështje të shfrytëzimit në punë, ose punës së detyruar, orë të gjata pune pa kontratë, pagesa të padeklaruara, por edhe mungesë dhe braktisje totale e sektorit në pikun e sezonit turistik”

 

Adoleshentët rezultojnë të jenë i vetmi grup që mund të punojë në periudha sezonale dhe pa kontrata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re