Protesta e studentëve ka vijuar dhe këtë të shtunë, paçka fundjavës që ka detyruar shumë sosh për të shkuar drejt familjeve. Megjithatë, masiviteti nuk është cenuar dhe turmat e të rinjve protestues janë përqëndruar sërish para godinës së Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar këmbëngulësisht plotësimin e kërkesave. Tashmë ato janë rrumbullakosur në 8:

1.  Përgjysmim i tarifës së studimi 2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore. 5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor. 6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve. 7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. 8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. 

Studentët thonë se do presin përgjigje deri në orën 14.00.

Ndërkohë, paçka ftesës për dialogim, si nga kryeministri Rama e si nga ministrja Nikolla, protestuesit nuk kanë pranuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re