Skip to content

Nuk ka qenë më larg se 200 metra nga Sadedinaj, detaje nga atentati me tritol në Vlorë, kamerat fiksojnë autorin me kapuç

Atentati me tritol ndaj 34 vjeçarit Indrit Sadedinaj, kamerat fiksojnë autorin.

Lënda plasëse me qëllim ekzekutimin e 34-vjeçari Indrit Sadedini, dje në Vlorë, ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente. Nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli është vendosur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, i cili ka hedhur pakon dhe e ka mbuluar me letër që te mos binte në sy.

Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Dyshohet se autori nuk ka qenë më larg se 200 metra, por burime të policisë thonë se nuk e kanë të dokumentuar vendndodhjen e  autorit në momentin e shpërthimit.

Policia ka sekuestruar pamje filmike në të gjitha daljet e lagjes. Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.

Shpërthimi i fortë ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen ’10 korriku’, një ditë më parë në Vlorë, ku 34-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme. Ai u dërgua urgjencë për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë dhe për momentin gjendja e tij është e mirë.

Sadedini i ka shpëtuar më parë edhe një tjetër shpërthimi, më pas kërkoi azil në Francë por nuk iu aprovua./Faxweb.al

/faxweb