Uefa Champions League nuk zhgënjeu as këtë të martë me emocionet e dhuruara në 4 ndeshjet për kualifikim në çerekfinale.
Ndeshja më epike e mbrëmjes së martë ishte padyshim Sporting CP-Bodo/ Glimt, ku portugezët bënë të pamundurën duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë. Sportingu fitoi 3-0 në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë, për t’a çuar ndeshjen në kohë shtesë, atje ku i çoi shifrat 5-0, (5-3 rezultati i përgjithshëm), duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Nuk pati mrekulli në ‘Etihad’, atje ku pritej një reagim i Manchester City-t, pas humbjes 3-0 në Madrid. ‘Qytetarët’ u ndëshkuan herët pas një kartoni të kuq të marrë nga Bernardo Silva, në minutën e 20′, dhe penalltisë së Vinicius që e shndërroi në gol. Real Madridi e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1, (5-1 rezultat i përgjithshëm), duke siguruar kështu një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.
Nuk pati mrekulli as në ‘Stamford Bridge’, ku londinezët e Chelsea-t u mposhtën sërish nga Paris Saint-Germain me rezultatin 0-3, (2-8 rezultati i përgjithshëm) me francezët që kalojnë në fazën tjetër.
Arsenal kryen detyrën në një ndeshje jo komplekse ndaj Bayer Leverkusen duke fituar 2-0 (3-1 rezultati i përgjithshëm) duke kaluar kështu në çerekfinale.
Kaluan për në fazën tjetër të këtij kompeticioni Sporting CP, Real Madrid, Arsenal dhe Paris Saint-Germain, ndërsa u eleminuan Bodo/Glimt, Manchester City, Bayer Leverkusen dhe Chelsea.
Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe sonte me 4 supersfidat e rradhës dhe 8 ekipe që do kërkojnë një vend në fazën tjetër të kompeticionit.
Sfidat e sotme:
18:45, Barcelona-Newcastle (1-1)
21:00, Bayern Munich-Atalanta (6-1)
21:00, Liverpool-Galatasaray (0-1)
21:00, Tottenham- Atletico Madrid (2-5)



