Mjeku imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në edicionin e lajmeve në Fax News theksoi se mbajtja e maskës është e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Sulçebe, duke u përgjigjur për llojin e maskës që duhet të përdorin qytetarët, u shpreh se kjo gjë nuk ka rëndësi, pasi sipas tij me rëndësi është mbulimi i hundës dhe i gojës, në mënyrë që të mos përçojnë virusin si dhe të jenë të mbrojtur nga të tjerët.

Sulçebe tha se kemi të bëjmë me një barriere fizike dhe se nuk ka rëndësi lloji i maskës apo sa e sofistikuar do të jetë, duke shtuar se maska duhet të mbahet edhe jashtë

“Është një fakt i njohur se kemi të bëjmë me një pandemi dhe gjithë popullsia nuk është imune është e prekshme nga ky infeksion. Dhe është e qartë që virusi shpërndahet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Rruga më e thjeshtë për të ndaluar përhapjen e këtij virusi është mbulimi i rrugëve të frymëmarrjes, pra vendosjen e maskës që mbulon hundën dhe gojën dhe për fat të keq nuk është vendosur theksin si duhet në këtë masë.

Tre rregull kryesore, maskimi i popullatës, mbajtja e distancës si dhe higjiena personale dhe fatkeqësisht që në popullatat tona nuk u respektua siç duhet. Mbajtja e maskës në mënyrë sistematike, si në ambiente të jashtme ashtu dhe të brendshme dhe distancimi janë mjetet e vetëm që mund të ndalojmë përhapjen e virusit.

Mjafton të mbulojmë hundën dhe gojën, nuk ka rëndësi lloji i maskës. Është kirurgjikale, është e sofistikuar apo qoftë e bërë edhe vetë, të gjitha kanë funksionin të mbulojnë rrugët e frymëmarrjes dhe të pengojnë që spërklat ti eliminojmë, kur flasim apo kur kollitemi dhe njëkohësisht mos të infektohemi nga të tjerët.

Kemi të bëjmë me një barriere fizike nuk ka rëndësi lloji i maskës apo sa e sofistikuar do të jetë. Për mendimin tim ka rëndësi që maska të mbahet edhe jashtë. Në ambiente të mbyllura është më e theksuar por edhe në ambiente të hapura ku dendësia e popullatës është më e madhe. Mbajtja e maskës në mënyrë të vazhdueshme, dhe ruajta e distancës janë masat më efikase për të ndaluar përhapjen e virusit. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm me gjoba administrative, por të futet në ndërgjegjien e popullatës që të kuptojnë se kështu parandalojnë përhapjen e virusit. Pra nuk ka rëndësi lloji i maskës, por ka rëndësi të mbulojmë hundën dhe gojën dhe të parandalojmë përhapjen e  virusit.”- tha Sulçebe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re