Skip to content

Nuk ka rigjjykim/ Pafajësi për anëtaret e “Hakmarrjës për drejtësi”. Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë

TIRANË – Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Prokurorisë për Krime të Rënda, bërë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në vitin 2017 që shpalli të pafajshëm të gjithë të ashtuquajturit anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”.

Çështja u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi këtë të martë nga gjyqtarët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Enton Dhimitri, të cilët nuk i pranuan argumentet e Prokurorisë se anëtarët duhet të dënoheshin për disa vepra penale më të rëndat vrasje dhe organizatë kriminale. Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në fuqi pafajësinë e 10 personave./