Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në një lidhje Skype për Fax News tha se masat e marra nga qeveria qe studentët e pavaksinuar të mos futen në auditor janë absurd pasi duhej menduar kohë më parë që një situatë e tillë do krijohej.

Goci tha se nëse qeveria po mendon për ruajtjen e shëndetit atëherë duhet të krijojë lehtësira për studentët, të marrin PCR falas ose më një vlerë simbolike, sepse sipas tij nuk ka asnjë person që do i ndalojë ata të futen në auditore pas kaq shumë kohësh pa mësim.

Ai foli dhe për protestën kundër rritjes së cmimeve duke shprehur se ajo do vijojë por duhet më shumë organizim në mënyrë që të rritet sensibiliteti.

“Në shesh mund të shprehen gjëra jashtzakonisht të rëndësishme, jo se në një moment s dinim c bënin dhe zbarkuam aty. Një pjesë e popullsisë nuk e përpunon në mënyrë autonome, ajo formë e thirrjes masive ka një kufi, cështja është që protesta duhet të fillojë të godasë dhe duhet matur mirë se ku.

Më vjen mirë që janë të interesuar për të. Unë mendoj që edhe pse preken të gjithë, jot ë gjithë preken njëlloj, ato qelizat që krijojnë tamam rrjetet e organizuara minimale të shoqërisë fatkeqsisht mungojnë, pra shoqatat. Roli im kryesor ëshjtë të komunikoj me to, me liderët e opinionit dhe këto shoqata por megjithatë nuk ka funksionuar. Ne nuk jemi manipulatorë të dalim e të genjejme në ekran, në fillim pati shumë impakt por më pas jo dhe shumë.

Nuk jam pesimist se përndryshe do rrija në shtëpi, protesta do vazhdojë dhe duhet parë si duhet orientuar në mënyrë që të rritet sensibiliteti.
Duhej një reagim i organizuar.

Kjo protestë nuk mund të mbarojë sepse nuk është segmentare por kombëtare, ne duhet të bëjmë më shumë për impakt në publik. Cdo javë mund të vijë një numër, rreth 1 mijë por janë shumë pak për kauzën dhe mesazhin për të cilën ishim mbledhur. Absolutisht nuk është e dështuar por ka nevojë të ridimensionohet.

Unë do e ndaja pak cështjen e konsideratave që kanë studentët për vaksinimin e detyrueshëm dhe ngarkesën totale se si qeveria gjithë këto muaj nuk ka ndërtuar një sistem menaxhimi për këtë gjë. Nuk duhet të hamë inat me studentët, nuk ka roje dhe policë që i ndalon dot, si ka mundësia që qeveria e di që nuke zbaton këtë normative, dhe nuk jep testin PCR falas. Nëse duhet të ruajmë shëndetin duhen lehtësira jot ë dalin dhe të bëjnë si garipa.

Është kriminale kjo situatë e krijuar”-u shpreh Goci.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re