Shembja e urës së Shtrezës dhe bllokimi për lëvizjen e mjeteve ka shkaktuar jo pak probleme për banoret e tre fshatrave të Shishtavecit, Novosej, Turaj.

Prej një jave banorët dhe nxënësit detyrohen të kalojnë nga njëri furgon në tjetrin matanë urës bashkë me ushqimet që po i marrin nga Kukësi.

Kjo pasi ende nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e urës dhe by-passit në rrugën e vjetër. Banorët kanë mundesi lidhjeje me qytetin e Kukësit, përmes kalimit në dy pika të ndryshme kufitare, Shishtavec-Krushevë-Dragash-Morinë-Kukës.

Banorët thonë se nuk mund të kalojnë nga Kosova pasi rruga është me shumë se dyfishi i kohës dhe gjatësise së rrugës normale por edhe kosto financiare. Banoret thonë se problematike është nëse do paraqitet ndonjë emergjencë e rëndë shëndetësore që për fat të mirë deri më tani nuk ka ndodhur.

Ura e shembur është pjesë e aksit Kukës-Shishtavec ndersa ka bllokuar mbi 1500 banorë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re