Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj renditi arsyet se pse Partia Demokratike është kundër primit, duke theksuar se “nuk ka shans të pranohet”.

Në fjalën e tij Alibeaj tha se edhe sistemi aktual përmban një prim okult, duke sqaruar se partia që fitoi zgjedhjet e 2021 ka marrë në mënyrë parazitare 6 mandate deputetësh.

Alibeaj preferon që më mirë të jetë një sistem me koalicione, pasi sipas tij ‘koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë  që merr gjithçka”.

“Në kushtetutën shqiptare ka vetëm një parim, barazia e votës. Barazia e votës e kuptuar jo thjesht që vota e cdo qytetari të peshojë njësoj, por edhe sa i përket konvertimit të votës së qytetarëve në mandate.

Lidhur me primin, sot që po flasim sistemi që kemi në vetvete në mënyrë okulte e  përmban një prim që ka deformuar edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Sot partia që ka rezultuar fituese në 2021 ka marrë vetëm 48% të votës së qytetarëve. Do të duhet të kishte 48% të mandateve në Kuvend të 140, pra diku te 68 mandate. Ka 74, pra ka marrë 6 deputetë në mënyrë parazitare. Ky është primi okult, prandaj ne jemi kundër.

Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin. Nëse doni të dini për mua, është mirë  sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë  që merr gjithçka” tha Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re