Skip to content

“Nuk ka shanse të më ndalosh, më lësho”! Prag proteste, agjentët zbarkojnë në terren

Ndërsa vetëm disa minuta na ndajnë nga fillimi zyrtar i protestës për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka nisur të bëjë kontrollet.

Në pamjet e siguruara nga ABC, mund të shihen agjentët e terrenit që kontrollojnë të rinjtë apo pjesëmarrës të tjerë në protestë, nëse kanë sende të “palejuara”.

Kjo është dita e tretë e protestës së nisur pas vrasjes së të riut në Tiranë nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit tashmë kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.