Me anë të një lidhje me skype më TV Fax Neës, nga Belgjika ku punon si mjeke, Valbona Selimaj ka bërë apel që të shtohet vigjilenca për të mos lejuar përhapjen e Covid-19, pasi ky është vijimi i fazës së parë dhe nuk ka një shpèrthim të ri të korònavirusit.

Shtimi i rasteve të personave të infèktuar ditët e fundit sipas saj, ka ardhur si pasojë e neglizhencës dhe përshtypjes se me fundin e karántinës virusi ka ikur.

Ndërkohë, Selimaj tha se nëse nuk do të tregohet kùjdes me respektimin e masave që rekomandojnë autoritetet shëndetësore, sistemi i spítaleve do të kalojë në kòlaps.

“Pándemia nuk ka ikur, pavarësisht se kemi menduar se me uljen e temperaturave mund të zbutet, por kjo siç po e shikojmë nuk po ndodh. Ka një neglizhencë për të mbrojtur njëri-tjetrin. Rrèziku është real, nëse secili prej nesh nuk është i përgjègjshëm, nuk mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin, sistemi spítalor do të shkojë në kolaps. Kemi të bëjmë me vijimin e fazës së parë, nuk është shpèrthim. Njerëzit duhet të bëjnë shumë kùjdes, nuk duhet të mendojnë se u hoqën rregullat dhe shpètuam, s’duhet të mësojmë të jetojmë me të”, tha Selimaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re