Kryetari i PD, Lulzim Basha premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ligjit kur të vijë në qeveri.

Ai ka zbuluar se ka harxhuar ditë të tëra duke kontaktuar me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Basha merr shembullin e Eskobar për ta krahasuar me ‘peshqit e mëdhenj’ të Shqipërisë.

Sipas tij, si baroni i Kolumbisë edhe ‘peshqit e mëdhenj’ këtu nuk do të kenë shpëtim dhe se do të vendosen para drejtësisë, kurse paratë do t’u kthehen shqiptarëve.

“Kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve tanë strategjikë.

Nuk ka shpëtim, nuk kishte shpëtim as Eskobari. Peshqit e mëdhenj jo vetëm do të vihen para drejtësisë, por do të kthejnë paratë.

Paratë nuk do i gëzojnë. Paratë do të kthehen. Kemi draft-ligj anti-mafia. Kemi bashkëpunim me agjencitë më të specializuara”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re