Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja. Prandaj kemi vendosur të mos ndalemi por të vijojmë të sjellim për kënaqësinë e lexuesve tanë një koleksion të kulluar nga thënie të mençura universale.

Janë që të gjitha 24 karatshe, por ne duam të na thuash cilën pëlqeve më shumti prej thënieve mëposhtë.

Nuk është e vështirë të shpjegosh botën, e vështirë është ta transformosh atë.

Nuk ka shpresa për një civilizim, i cili e fillon ditën me tingullin e orës së alarmit.

Njerëzit që mendojnë se jeta është një shtrat me trëndafila, zakonisht ankohen nga fjetja në gjemba.

Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton.

Një burrë realisht i pasur, është ai, të cilit fëmijët i hidhen me vrap në krahë kur i ka duart bosh.

Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri.

Mirësjellja është çelësi që hap të gjitha portat.

Ndërgjegjja e qetë të sjell gjumin e thellë.

Në qoftë se nuk mund të kafshosh mos më trego dhëmbët.

Nga të dëgjuarit vjen mençuria, ndërsa nga të folurit, keqardhja.

Kurrkush s’është ngrirë nga fjalët e bukura.

Kush shkon me topallin mëson të çalojë.

Larg syve, larg zemrës.

Llogarit buzëqeshjet tuaja në vend të lotëve, llogarit kurajon tënde, në vend të frikës.

Më mirë i pamësuar sesa i mësuar keq.

Më mirë i urtë në ferr sesa budalla në parajsë.

Më mirë të kesh dy sëmundje se dy vese.

Më mirë të kuptosh pak se të keqkuptosh shumë.

Më mirë të quhem grua e mirë, sesa e pasur.

Mësimdhënia nuk është një profesion por një mision.

Kërkoje lumturinë në shtëpinë tënde, jo te fqinji.

Ki frikë më pak, shpreso më shumë. Ha më pak, përtyp më shumë, psherëti më pak, merr frymë më shumë, urre më pak, dashuro më shumë e do të shohësh se të gjithë gjërat e mira janë tuajat.

Kur kemi shumë dëshira atëherë ato e pengojnë formulimin e lumturisë sonë.

Kur lulja ul gjethet nuk kërkon falje, por ndihmë.

Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.

Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi, atje ku ka liri ai vjen në mënyrë të pashmangshme.

I lumtur nuk është ai që i duket i tillë dikujt, por ai që e ndjen.

Iluzioni është ironia më e dhimbshme e fatit.

Dhimbja e sinqertë është ajo që kalohet në heshtje.

E gjithë bukuria qëndron tek e thjeshta.

Është e pamundur që njëkohësisht të dashurosh dhe të jesh i lumtur.

Dashuria është një shpirt që jeton në dy trupa.

Bëj drejtësi brenda vetes njëherë.

Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat tua.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re