Bayern Munich e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme edicionin e ri në Bundesligën gjermane. Në “Allianz Arena” u shënua fillimi i edicionit të ri në kampionatin elitar gjerman, ku bavarezët shfaqën një formë të shkëlqyer në fushën e blertë.

Bayern Munichu kishte përballë vetes Schalken, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të thellë 8:0. Gnabry (‘4, ’47, ’59), Goretzka (’19), Leëandoëski (’31), Muller (’70), Sane (’71) dhe Musiala (’81) shënuan sonte për bavarezët.

Bavarezët edhe sivjet janë favorit për ta fituar titullin e Bundesligës. Një gjë të tillë e kanë bërë shumë vite radhazi, ndërkohë që edicionin e kaluar fituan edhe Ligën e Kampionëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re