Në Kosovë, situata epidemiologjike me Covi19 po tregon sinjale të përkeqësimit. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 767 raste të reja nga Covid-19. Ndërkohë edhe  tetë persona  kanë humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Kështu u bë e ditur në raportin ditor të bërë publik nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Janë testuar gjithsej 2.178 mostra të arra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Aty shpjegohet edhe për rastet specifike të paraqitura me Covid-19 për secilën komunë të Kosovës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re