Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi është pushtuar nga mollët, që fermerët e zonës kanë hedhur aty, në shenjë proteste për mungesën e tregut.

 

Arjan Kryemadhi, një ndër fermerët e fshatit Trepçë shprehet se situata është përkeqësuar këtë vit, për shkak të rritjes së çmimeve për plehrat kimike. Ndaj dhe çmimi me të cilin del në treg produkti i tij është pa leverdi 

Për të tjerë fermerë të kësaj zone, situatë e njëjtë është edhe për kultivuesit e qershisë. Edhe ata përballen me çmim të ulët të shitjes si dhe mungesë tregu. Në këto kushte, fermerët po planifikojnë që t’i presin pemët e mollës dhe qershisë me argumentin se vetëm shpenzojnë , por nuk fitojnë.

 

Mungesa e tregut të shumicës në Dibër ka bërë që ky vit si rrallë herë të lërë stok me dhjetëra ton mollë të varieteteve të ndryshme në këtë zonë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re