Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se personeli i punësuar në shtëpitë për kujdesin e të moshuarve dhe personat që ata kujdesen, do të jenë të parët që do vaksinohen kundër Covid-19.

Ky është qëndrimi i Merkel pas njoftimit se Gjermania ka vaksinën dhe se ajo do nisë t’u ofrohet së shpejti qytetarëve.

Merkel ka thënë se sapo të jetë e gatshme vaksina kundër virusit, të punësuarit dhe ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, do të jenë prioritet. Llogaritet se aktualisht në shtëpitë e të mushuarve në Gjermani jetojnë gati një milionë njerëz.

Sipas të dhënave zyrtare, në Gjermani nga fillimi i pandemisë janë infektuar 773 mijë e 556 persona, ndërsa kanë humbur jetën 12 mijë e 378 pacientë. Ndërkohë që vaksina nuk do të mund të përmbushë në fillim të gjitha kërkesat e shteteve, dhe është parë e udhës që të ketë një kategorizim të grupeve që janë më së shumti në rrisk.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re