Kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë ka sulmuar sërish opozitën duke i treguar se edhe në Lombardi ka njerëz të shtrirë në dyshemetë e spitaleve se nuk ka vend. Sipas Ramës, opozita ka në majë të gjuhës propagandën e katastrofës, ndërsa nuk lë pas thumbat për Presidentin, duke thënë se ëndërron luftë me qeverinë.

Rama: Nuk ka dalë në Belgjikë opozita të akuzojë kryeministrin terrorist. Nuk ka dalë të thojë që po vret qëllimisht njerëz. Mund të na kishte ndodhur dhe ne dhe mund të na ndodhë larg qoftë dhe ne të jemi si Italia, edhe në Lombardi ku është ekselenca e shërbimit shëndetësor ku rrinë të shtrirë në dysheme se nuk ka vend, nuk ka vend. Por cfarë do të thotë kjo. Dhe si mundet që shqiptarëve ti flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në Shqipëri dhe jo në të gjithë botën dhe si mundet që të mos gjendet ajo forcë njerëzore, morale për tu bërë njerëzor dhe për të qenë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz.

Si mundet që një opozitë e tillë, në radhë të parë PD, ti mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës, e qametit dhe nga ana tjetër kapardiset në Kuvend me një President që del sikur po del në oborrin e ndonjë klubi në një ndërtim pa leje në një periferi të humbur, i dehur plotësisht dhe thotë i vë notën 10 kësaj opozite. Sigurisht se për vete shkon dhe më larg. Ëndërron luftë, jo me Covidin, por me qeverinë. Jo me armikun e paduykshëm por me shumicën që e ka kthyer në shënjestër si të jetë forcë armiqësore.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re