Të gjitha shtojcat që i shërbejnë gërmimit të monedhave kriptografike do të largohen nga Chrome Web Store sepse 90% e tyre shkelin rregullat e Google.

Në një postim në blog, menaxheri i platformës së shtojcave James Wagner tha se kjo masë vjen në përgjigje të një analize e cila zbuloi shtojca që përmbanin maluerë kriptografikë.

Këto shtojca zakonisht gërmojnë monedha kriptografike pa dijeninë e përdoruesve.

“Përgjatë muajve të kaluar, është vënë re një rritje e numrit të shtojcave që përmbajnë maluerë kriptografikë. Në pamje të parë ato ofrojnë informacion të dobishëm por në brendësi kanë skripte të cilat funksionojnë në sfond dhe gërmojnë monedha kriptografike pa dijeninë e përdoruesve,” tha Wagner.

Formalisht kompania do të lejojë shtojcat që i shërbejnë vetëm këtij qëllimi dhe funksioni i tyre është i parashkruar.

Megjithatë në Web Store nuk do të ketë më vend për kandidatë të rinj dhe ato që kanë arritur të hyjnë në dyqanin e shtojcave do të eliminohen brenda Qershorit.

Sipas Wagner, vetëm 1 në 10 shtojca i përmbahen politikave të Chromium. Qershori gjithashtu është afati i fundit kur edhe hyn në fuqi ndalimi i reklamimit të monedhave kriptografike në Google Adwords. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re