Skip to content

“Nuk ka vend për shqetèsim”, specialisti i ISHP qetëson qytetarët: QSUT nuk është vatër ínfeksioni. (Sqaron përse po dalin raste nga spítali)

Specialisti në ISHP, Artan Simaku ka qetësuar qytetarët duke thënë se do të kemi shifra të ulëta të rasteve nëse ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat ndaj korònavírusit. Në një intervistë për Fax News, Simaku foli për QSUT që është cilësuar si burim ínfeksioni duke thënë se shtimi i rasteve vjen prej hapjes së shërbimeve në spítal.

“Kjo vjen se nuk janë respektuar masat nga popullatat. Ka patur grumbullime masive dhe nuk janë respektuar rregullat. Nuk ka vend për shqetèsim, por shumë kujdes dhe ndërgjegjësim të popullatës për respektimin e masave. Në ditët në vijim, parashikohet rënie graduale e numrit të rasteve.

Nuk do e konsideroja vatër sepse realisht nuk është vatër. Të mos harrojmë që në QSUT ka disa qindra punonjës, pra mjek dhe infermier dhe është rikthyer në normalitet të plotë. Janë rreth 50 shërbime që janë rikthyer për popullatën me kapacitet të plotë. Fluksi ka qenë i shtuar, vizitat me familjarë dhe kontaktet kanë qenë më të shpeshta dhe ka pasur një zbehje të vigjilencës nga popullata. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetèsim”, tha Simaku.

Specialisti foli është për mundësinë e shpèrthimit të një vale të dytë duke thënë se korònavirusi do të qarkullojë me ágresivitet më të ulët edhe në stinët e ardhshme, por mbetet i rëndësishëm respektimi i masave.

“Vírusi qarkullon ende dhe do bashkëjetojmë, por do kemi numër minimal rastesh që është plotësisht e menaxhueshme dhe aspak shqetësuese. Në stinën e dimrit, parashikohet që korònavírusi të qarkullojë me ágresivitet të ulët. Por kryesore është respektimi i masave, si në vjeshtë ashtu edhe në dimër”, tha Simaku duke sqaruar se nëse vendi do të ketë numër më të lartë, Shqipëria i ka marrë masat për të bërë më shumë tèstime.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb