Skip to content

“Nuk ka vend për të” Xhaçka reagon pas vendimit të marrë nga OKB për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas votimit në OKB ku Rusia pezullohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Në reagimin e bërë me anë të një postimi në “twitter”, Xhaçka tha se në këshill nuk kishte vend për Rusinë dhe se kjo tregonte izolimin e saj.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:

Anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara votuan me shumicë dërrmuese se nuk ka vend për Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Kjo tregon sesa është izoluar Rusia. Vednimi gjithashtu tregon neverinë që bota ndjen ndaj krimeve mizore të luftës të Rusisë në Ukrainë. Këto krime tani duhet të hetohen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb