Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19.
“Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.
I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.”m thuhet në njoftim.
Institucioni i kërkon publikut që t’u referohet njoftimeve zyrtare.