Të dielën të burgosurit e Rrogozhinës nuk do të votojnë.

Në garën e përsëritur për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në burgun e Rrogozhinës nuk do të ngrihet qendra e votimit.

Vendimi i KZAZ-së 43, komisionit zgjedhor që është përgjegjës për krijimin e saj, vjen pas verdiktit të kolegjit.

Ky i fundit e gjeti krijimin dhe funksionimin e saj në shkelje të ligjeve.

Në 23 korrik, qytetarët e Rrogozhinës do të votojnë për herë të dytë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Në gare janë socialisti Edison Memolla dhe kandidati i opozitës “bashke fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. Në vendoret e 14 majit, zgjedhjet i fitoi partia socialiste. Ishin votat e burgut që përmbysën rezultatin në favor të memollës.

Por kolegji zgjedhor e shpalli të pavlefshëm rezultatin dhe kërkoi përsëritje të zgjedhjeve, duke përjashtuar nga votimi të burgosurit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re