Skip to content

Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja vendos: Veliaj qëndron kryetar i bashkisë, rrëzohet dekreti i Begajt

640 0 begaj 2 1762188175

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Begaj.

Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli.

Bëhet me dije se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës.

Konkretisht, me këtë vendim, anulohet dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Pas shqyrtimit të ankimit më datë 31 tetor, Gjykatës Kushtetuese vendosi që ta rikthejë sërish në detyrë.

Veliaj kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.