Profesori Romeo Gurakuqi në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar rezultatin në zgjedhjet lokale i cili u mbyll me fitore të Partia Socialiste, ku theksoi se në humbjen e opozitës ndikoi përçarja që ka kjo e fundit.

Gurakuqin tha se vendi ynë dështoi edhe këtë herë që të garantonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku shtoi se arroganca e pushtetit lë hapësirë për shqetësim.

Ndër të tjera ai tha se emigracioni i qytetarëve opozitarë ka thelluar akoma dhe më shumë humbjen.

“Kapja e institucioneve në 4 vjeçarin e fundit, pas bojkotimit të opozitës dhe mungesës së përgjegjshmërinë për respektimin e ndarjes së institucioneve dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. Nuk ka qenë një gjë e papritur rezultati. Opozita ka hyrë e përçarë dhe ky fakt ka ndikuar në rezultat, është një kompleks arsyesh. Përçarja e opozitës dhe përpjekja për unifikim dhe ndërhyrjet e faktorëve të tjerë për ti ngatërruar rrugët, edhe mënyra sesi u zhvillua procesi fundor. Kemi qeverinë e cila nuk lëshon asnjë lloj pushteti, nuk ka respektuar kuadrin kushtetues lidhur me procesin e financimit, transparencën dhe krijimi i koalicioneve. Shkodra është rasti më tipik ku ndërhynë faktorë jo normal në zgjedhje, nuk ka qenë gjë e paditur.

Më bën përshtypje arroganca e pushtetit, Shqipëria dështoi dhe këtë herë që të mbajë zgjedhje të ndershme e të lira. Duhet të shihni terren për të kuptuar situatën, sociale ekonomike në veri e Shkodër. Ka boshatisje të popullsisë, emigracion i tejskajshëm dhe largimi i popullit opozitar ndikon. Mungesa e rendit publik dhe investime, në një hapësirë mungojnë. Nuk kam dëgjuar dy elementë që qeveria të jenë marrë, rendin publik që është inegistent. Nuk ka investime në veri, si mund të ketë zgjedhje normale ku mungon popullsia e gjithë rinia ikën. Pretendentët nuk e kanë idenë për hallet më të qenësishme”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re