Ministria e Arsimit i ka dhënë udhëzim Rektoratit të Universtietit të Tiranës që të vijojnë procedurat për mbajten e zgjedhjeve edhe pse vendi po kalon një situatë pandemie. Nga ana tjetër universitetit ka nisur procedurat e për pak ditë hapet gara, por studentët janë kundër.

Në pamundësi për tu mbledhur dhe për të protestuar në sheshe, ata kanë zgjedhur që protestën e tyre ta bëjnë nga rrjetet sociale. “Protesto nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët”, kjo është thirrja e e nisur nga Qëndresa Qytetare, por tashmë është përqafuar dhe nga studnetët e tjerë që janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë kohë.

“#JoZgjedhjePaStudentët. Zgjedhjet janë Bilanci i 4 viteve. Zgjedhjet janë Vizioni për 4 vite. Zgjedhjet mbahen për zgjedhësit Universitet po shkojnë drejt zgjedhjeve pa bilanc, pa platforma dhe më e keqja pa zgjedhësit (pjesë e së cilës janë edhe studentët)”, shkruajnë ata në një njoftim.

Edhe pse studentët janë kundër, Rektorati dhe Komisioni Institucional i Zgjedhjeve duket se janë të vendosur që zgjedhjet të mbahen në 12 qershor, siç është parashikuar në urdhrin e dytë të ministrisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re