Profesori i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ardit Bido, njëherazi edhe autor i librit “Beteja për 20%- Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol e Himarë”, ka zhvilluar një bisedë të hapur me anëtarë të minoritetit në Himarë.

Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, i cili po zhvillohet së fundmi, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur.

Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census.

Debati ka kaluar te kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, me një nga qytetarët që i ka thënë Bidos ta pyesë Belerin nëse është grek apo jo. Bido është shprehur se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që implikon se ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Pjesë nga debati:

Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.

Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.

 

Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.

Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.

Bido: Individi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.

E dyta, Beleri ka deklaruar që pret censusin që të  deklarohen mbi 20% grekë. Nëse shifra del mbi 20% unë nuk do flisja. Ai ka deklaruar një shifër të rreme dhe ndaj flas. Ai ka deklaruar vetë, është me video. Ai tha se në një fshat këtu poshtë do të ndërhyjë në shtetin grek që të japë të njëjtat benefite për banorët e kësaj zone, pra përfshirë pasaporta, bursa në universitete greke shtetërore…

Është e pamundur që të dalë 90% e popullsisë greke në Himarë. Identiteti nuk ndryshon, nëse të detyrojnë ta thuash ndryshe sërish mbetesh ai që je. Unë do ta mbushja këtë sallë plot vetëm me krushqit e mi nga Piluri. Më vjen mirë që kanë ardhur himariotë, etj. Më vjen mirë që erdhët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re