Prindërit duhet të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore të hënën për sa kohë ato do të jenë të hapura në zonën e tyre, ka thënë kryeministr britanik.

Boris Johnson tha se nuk kishte “asnjë dyshim në mendjen time se shkollat janë të sigurta”.

Ai përshkroi mbylljen e shkollave në Londër dhe Jug-Lindje të Anglisë si “të jashtëzakonshme” për shkak të një varianti të ri të Covid-19 me përhapje të shpejtë.

Ai i tha Andrew Marr të BBC-së rreziku për fëmijët ishte “shumë, shumë i ulët” dhe përfitimi i arsimit ishte “kaq i madh”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re