Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për herë të parë, pas gjyqit tw 4 prillit kur ai u përball me 34 akuza.  Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për “FOX NEWS” insistoi në pafajësinë e tij, teksa deklaroi se edhe nëse dënohet për akuza penale, ai nuk do të hiqte dorë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT NË SHBA

 

“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe. Kur shkova në gjykatë, që në njëfarë kuptimi është edhe burg, dua t’ju them se njerëzit po qanin. Njerëz që punojnë atje, profesionist, që nuk e kanë problem të fusin vrasës brenda, ata po qanin kur me panë. Ata në fakt po qanin. Ata thanë, ‘Më fal’. Une nuk kam bërë asgjë të keqe dhe për këtë arsye nuk do heq dore nga gara. Nuk do të dorëzohem kurrë. “

 

Ish-presidenti fajësoi administratën e pasardhësit të tij demokrat, Joe Biden, për dobësimin e rolit udhëheqës të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT NË SHBA

 

“Bota është shkatërruar, po shpërthen kudo dhe SHBA-ja po humbet rolin udheheqës. Nu k po bën asgjë për këtë. Unë thashë në rregull! Franca po shkon në Kinë tani. Macron, i cili është miku im, shkoi atje dhe Iu servilos Xi Jinping. Macron është kritikuar nga disa qarqe për shkak të qëndrimit të tij në të cilin ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos bëhet “mbështetës” as i Amerikës dhe as i Kinës, veçanërisht për çështjen e Tajvanit.

 

Gjatë intervistës, Trump po ashtu  pretendoi se “kercenimi bërthamor” është problemi më i madh me të cilin  aktualisht po përballet bota, qw shkon sipas tij  përtej çështjes së ngrohjes globale.

 

Trump deklaroi se  nuk është e nevojshme të presim 200 deri në 300 vjet që të shihen pasojat e një lufte atomike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re